Rama shfaqet papritur në koncertin e Noizy-t

XING
Koncerti madhështor që Noizy mbajti mbrëmë në sheshin “Nënnë Tereza”, ka qenë kryefjalë e orëve të fundit. Në koncert performuan një sërë artistësh të huaj dhe shqiptarë. Ata dhuruan spektakël për disa orë për mijëra fansa që ishin mbledhur në shesh. Megjithatë, ky koncert ka tërhequr dhe vëmendjen e Ramës. Kryeministri ka hyrë LIVE në Facebook gjatë mesnatës, duke postuar një video nga momenti ku organizatori i eventit, Noizy është ngjitur në skenë.
“Tirana Live”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas videos.