Aktualitet, 6 Nëntor 2022, 16:02

Rama: Nuk do ketë rritje taksash për biznesin e vogël

XING

Rama: Nuk do ketë rritje taksash për biznesin e vogël

Kryeministri Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe akuzon median dhe opozitën, se qëndrojnë pas dezinformimit të opinionit publik, lidhur me rritjen e taksave në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”, shkroi Rama në Twitter.

Sipas Kryeministrit, kjo është një gënjeshtër. Ai garanton se nuk do të ketë rritje gjobash për biznesin e vogël, por vetëm rritje taksash për biznesin e madh, sikundër ka sugjeruar edhe Këshillimi Kombëtar, përfundon komentin e tij kreu i qeverisë.