Aktualitet, 22 Shtator 2022, 16:06

Rama jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci

XING

Rama jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci. Dy vendet kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

"Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punë", ka njoftuar Rama.