Aktualitet, 3 Gusht 2022, 11:36

Qytetarët lajmërojnë protestë pas ngjarjes në Himarë

XING

Qytetarët lajmërojnë protestë pas ngjarjes në

Qytetarët, të revoltuar nga mungesa e sigurisë në plazhe dhe të zhgënjyer nga mosmbajtja e përgjegjësisë për raste të përsëritura në vendin tonë kanë lajmëruar një protestë përballë Ministrisë së Brendshme.

Një gomone që lundronte pranë bregut të detit në Potam, e drejtuar nga një polic, i mori jetën shtatë vjeçares që po lahej në breg. Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u bashkuar këtë të enjte në orën 19:00 jashtë Ministrisë së Brendshme.