Aktualitet, 17 Nëntor 2022, 13:44

Punonjësja e spitalit i merr kartën bankare pacientit, bën pazar dhe ia kthen prapë

XING

Punonjësja e spitalit i merr kartën bankare pacientit, bën pazar

Një pacient ka rënë pre e grabitjes në një spital të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ku ishte shtruar. Siç raporton Klan Maqedonia, protagoniste e këtij krimi u bë një punonjëse e spitalit, e cila i vodhi atij kartën bankare. Punonjësja bëri pazar e më pas ia ktheu sërish kartën pacientit…

“Zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Karposh, kanë zhvilluar intervistë zyrtare në stacionin policor me S.S(53) nga një fshat i Shkupit, punonjëse në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Ajo dyshohet se nga S.M derisa ishte duke u trajtuar në spital, ia ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte shitëse e më pas e ka kthyer kartelën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thuhet në raportin e MPB-së.