PS fiton Gjirokastrën, Flamur Golemi rikonfirmohet në krye të bashkisë

XING
Flamur Golemi, kandidati i Partisë Socialiste për Gjirokastrën është rikonfirmuar në krye të bashkisë. Gazetari Elidon Berberi raporton për ABC News se Golemi ka arritur të sigurojë 10430 vota kundrejt rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili ka marrë 4463 vota.
Në një deklaratë për mediat, Golemi tha se do të punojë më shumë se katër vitet që kaluan për të gjithë pa dallim partiak. Ai shtoi se fushata ka qenë ‘fair play’ dhe se është takuar me kundërshtarin, ku i kanë uruar suksese njëri-tjetrit.