Aktualitet, 18 Shtator 2022, 16:28

Presin me orë në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës, 136 në spital britanikë përfundojnë në spital

XING

Presin me orë në radhë për t’i bërë homazhe

136 britanikë kanë përfunduar në spital teksa prisnin në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës. Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë 1,078 me 136 që përfunduan në spital. Britanikët po rrinë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.