Aktualitet, 18 Shtator 2022, 16:14

Po lufton me kancerin, Ana: Më thanë jeta jote mbaroi…

XING

Po lufton me kancerin, Ana: Më thanë jeta jote mbaroi…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ishte e ftuar Ana e cila jeton në Itali prej viteve 90’. Ajo ka treguar se nuk ka ardhur në Shqipëri për 10 vite dhe tani është rikthyer të rrëfejë jetën e saj e cila vitet e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka rrëfyer se vuan nga kanceri, sëmundje që ka përparuar dhe mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa. Ana ka treguar se partneri i saj italian ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Madje djalin që ajo e ka nga fejesa e saj e parë, partneri italian i quajtur Masimo ia ka dhënë atësinë dhe për këtë gjë është tepër e lumtur.

Ana: Kam 10 vite që nuk vij në Shqipëri sepse për fat të keq jam në gjendje të rëndë, me një sëmundje të rëndë, kancer, në stadin e fundit. 

Ardit Gjebrea: Ana ty ka vite që ta kanë thënë këtë gjë.

Ana: Mua ma kanë thënë për herë të parë në 2017 në Qershor. Më kanë bërë një operacion 13 orë dhe menduam se ia hodhëm. Në 2018  unë dola jashtë sëmundjes, por për fat të keq në Maj të 2020 kanceri u kthye prapë dhe për fatin tim të keq u bë më I keq dhe më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin. Nuk operohesha dot më.

Ardit Gjebrea: Që atëherë ty mjekët të thanë që ti nuk ke më jetë?

Po lufton me kancerin, Ana: Më thanë jeta jote mbaroi…

Ana: Jo në Maj të 2020 më thanë do mundohemi, ka mundësi që të shërohesh. Në 2020 për Vitin e Ri, një ditë përpara mua spitali i Milanos më mori në telefon dhe më tha për fat të keq, jeta jote mbaroi. Të kanë ngelur pak muaj për të jetuar sepse metastazat të janë hapur në të gjithë trupin  dhe kimioterapia nuk po funksionin, nuk po i mbyll dot. Unë kam bërë rreth 60 cikle kimio derisa në fund farë kanë arritur të më vënë një mekanizëm në trup sepse venat e mia ishin shkatërruar komplet.

Ardit Gjebrea: Nga 2020 deri në 2022, si kanë qenë këto dy vite ndërkohë që mjekët të thanë ti i ke ditët e numëruara, ndërkohë po kalojnë vite dhe ti je shumë mirë.

Ana: Në Milano më tha për fat të keq që ti nuk ke më jetë, doktoresha e Riminit, më mori në telefon dhe më tha çfarë do bësh? Do rrish e qetë në shtëpi pa pasur vështirësi me ilaçe, apo do e provosh edhe pse mendoj që kimio nuk do na bëjë përmirësime? Unë i thashë në qoftë se ka edhe 1% mundësi dhe shpresë që unë të jetoj, unë do luftoj deri në fund. Unë kam vendosur të luftoj gjithmonë, të jem në këmbë gjithmonë dhe me buzëqeshje gjithmonë. Unë kam nxjerrë nj frazë që kanceri është alergjik i buzëqeshjes.

Ana tregon se është aktive në rrjetet sociale dhe qëllimi i saj i vetëm ka qenë që t’i jepte mesazhe dhe këshilla të gjitha grave, duke i informuar për shenjat dhe simptomat e këtij kanceri që ajo vuan, pasi nuk është shumë i njohur dhe i përhapur. Ajo nuk mendonte se do e ndiqnin kaq shumë njerëz dhe tregon se video e saj ka arritur mbi 1 milion në të gjithë botë. Ana tregon se i vinin mesazhe nga e gjithë bota duke i thënë se i ka thënë shumë forcë me këtë mesazh që ajo ka përcjellë. 

Burimi: tvklan.al