Aktualitet, 9 Maj 2023, 11:13

Po festonin dasmën e shokut, arrestohet në Rusi personazhi viral Hasbulla

XING

Po festonin dasmën e shokut, arrestohet në Rusi personazhi viral

Hasbulla konsiderohet si një nga personazhet më të dashur të kohëve të fundit. Sipas raportimeve të fundit, Hasbulla u arrestua në Dagestan, për bllokim të trafikut së bashku me disa nga miqtë e tij.

Po festonin dasmën e shokut, arrestohet në Rusi personazhi viral

Hasbulla dhe disa miq të tij u arrestuan pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Raportimet pohojnë se pasi kanë shqetësuar drejtuesit e tjerë në rrugë, Hasbullai dhe ata që ishin me të në makinë, janë ndaluar dhe më pas janë arrestuar.

Sipas deklaratave që dhanë, ata po festonin dasmën e mikut të tyre.

Djali rus vuan nga një çrregullim gjenetik në të cilin trupi i tij nuk është në gjendje të prodhojë një hormon të rritjes, duke e bërë atë të jetë shumë më i vogël se mesatarja e një mashkulli të rritur.