Aktualitet, 15 Shtator 2022, 17:37

Plas sherri në Tepelenë/ 35-vjeçari godet me thikë kunatin

XING

Plas sherri në Tepelenë/ 35-vjeçari godet me thikë kunatin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tepelenë, ku një 35-vjeçar ka goditur me thikë kunatin e tij pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”

40-vjeçari që ka mbetur i plagosur është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.