Aktualitet, 4 Nëntor 2022, 16:56

Pique bën gjestin shembullor, pasi hoqi dorë nga futbolli i fal Barcelonës dhjetëra miliona euro

XING

Pique bën gjestin shembullor, pasi hoqi dorë nga futbolli i fal

Gerard Pique ka shokuar botën e futbollit me vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij fantastike. Qendërmbrojtësi katalunas të shtunën do të luaj ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën.

Presidenti i Barcelonë, Joan Laporta tha se nuk ka ditur asgjë për vendimin e Piques derisa vet mbrojtësi e bëri publik.

Gazetari spanjoll Sique Rodriguez që ka zbuluar detaje të reja se si Pique do t’i falë Barcelonës rreth 30 milionë euro.

“Pique do të heqë dorë nga rreth 30 milionë euro. Laporta nuk e dinte deri pak para publikimit të videos se Pique do të njoftonte pensionimin. As drejtuesit e Barçës nuk dinin asgjë”, ka shkruar gazetari spanjoll Sique Rodriguez.