Përplasi çiftin e foshnjën tremuajshe, arrestohet shoferi në Tiranë

XING
Drejtuesi i mjetit “Benz G Class”, i cili përplasi ditën e sotme një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh, është arrestuar nga policia.
Ai është kapur në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë numër 2.
Ngjarja e rëndë ndodhi tek Rruga e Kavajës ditën e sotme. Drejtuesi i automjetit u arratis midis blloqeve të pallatit në zonë. Fatmirësisht familja e përplasur janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Abc News