Pas skandalit, Elia Zaharia në gjendje jo të mirë shëndetësore
XING

Aktorja Elia Zaharia nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pas sherrit me ish-bashkëshortin, Princin Leka. Këtë e ka bërë me dije gazetarja Doriana Bezat në emisionin “Top Talk”, duke mos dhënë më shumë detaje. E pyetur, ajo tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore fizikisht, por edhe nga ana psikologjike, pas të gjithë ngjarjeve që përfshinë jetën e saj.
“Ka një gjendje shëndetësore jo të mirë. Ka pasur edhe një tronditje se nuk është e lehtë të të tjetërsohet jeta. Por po e lë këtu…ka pasur një gjendje jo të mirë fizike. Më duket një skenar i dobët, se nuk mundet një plak 70-vjeç dhe ish bashkëshortja të reagojnë në këtë mënyrë të pa ngacmuar”, u shpreh gazetarja Bezat.