Pas sherrit me Noizyn, Cllevio shfaqet me lot në sy: Kam pësuar mpiksje gjaku në kokë

XING
Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio që u përfshi në një sherr me Noizy-n dhe u dhunua nga ky i fundit në mes të rrugës, tregon se ka pësuar lëndime serioze.
Në një postim në Instastory, Cllevio ka treguar se ai ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.
"Pasoja fatale nëqoftëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut n’kokë, do vini këtu t’më merrni për te banesa. Bravo Noizy. Do bëhesh vrasës", shkruan ai në një postim ndërsa në tjetrin filmon veten si pasagjer në një makinë, ku duket me lot në sy.