Aktualitet, 11 Nëntor 2022, 00:45

Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat këtë të premte

XING

Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat këtë

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike  relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Sipas SHMU në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.