Aktualitet, 17 Qershor 2022, 14:30

Njihuni me të renë shqiptare që jeton me gjarprin

XING

Njihuni me të renë shqiptare që jeton me gjarprin

E ftuar sot në "Ditë e re", ishte Anisa Kostani, vajza e cila prej dy muajsh jeton me gjarprin e saj. Kishte dy maçokë dhe një qen, por Anisa Kostani vendosi të merrte dhe një gjarpër në shtëpi. Që e vogël i kishte dashur këta zvarranikë dhe erdhi momenti.

Njihuni me të renë shqiptare që jeton me gjarprin

Anisa u shpreh se gjarpri i ngjan me karakterin e saj të akullt, dhe "nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar". Ajo iu përgjigj pyetjeve kureshtare të moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça duke zbuluar më shumë.

Si e ka emrin?

Boa Prada. Eshtë 9 muajsh.

Sa është i gjatë?

Tani është 1 metra por shkon deri në 2.5 metra pasi është mashkull, ndërkohë që gjarpërinjtë femër mund të shkojnë deri në 3 metra e më shumë.

Ke kafshë të tjera në shtëpi?

Dy maçokë dhe një qen. Gjarpërinjtë i kam pasur gjithmonë qejf.

Ke frikë?

Boa është një gjarpër jo helmues. Nuk ia kam hequr dhëmbët sepse me to ai ushqehet. Nuk e kafshon, prenë e mbyt.

Si re në gjurmët e një dyqani që shiste gjarpërinj?

Një mikeshë më lajmëroi se në një dyqan ku shiteshin kafshë kishin sjellë gjarpërinj. Kisha parë dhe gjarpërinj në Maqedoni por me “Prada” ishte dashuri me shikim të parë. Kam dy muaj që e kam marrë. Nuk më ka sulmuar asnjëherë. Ky është albin boa.

Ka zënë shumë ambient në shtëpi?

I është shtuar estetika shtëpisë, ka guvën e vet.

Njihuni me të renë shqiptare që jeton me gjarprin

Me çfarë ushqehet?

Ushqehet një herë në javë, me minj. Minjt ia jap të ngrirë.

Çfarë të kanë thënë prindërit?

Prindërit e mi e kanë ditur që unë i adhuroj gjarpërinjtë e nuk më kanë ndaluar. Gjyshi im i adhuronte gjarpërinjtë. Unë jetoj me vëllanë i cili fillimisht i kishte frikë por tani jo.

Po shoqëria?

Disa më kanë paragjykuar disa më kanë paralajmëruar se është rrezik.

“Prada” më ngjan pak. Edhe në emocione dhe unë jam pak e akullt. Nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar"

A nuk ke frikë se mund të të sulmojë?

Mund të tërbohet dhe një qen nëse nuk i ke bërë vaksinën kundër tërbimit. Macet i kam më keq. Macja ime më ka gërvishtur shpesh.

E do macja dhe qeni gjarprin?

Macet nuk e duan. Gjarprin e mbaj në sallon, macet në dhomën e vet.  

Ç'do të ndodhë më vonë?

Tani është i gjatë 1 metra. Kur të rritet do ia ndërroj vivariumin do ia marr më të madh.

Është e vështirë të rritësh një gjarpër?

Më të vështira janë macet. Më duhet të caktoj një njeri që ti ushqejë çdo ditë nëse më duhet të lëviz. Gjarpri ushqehet një herë në javë.

Sa ha një gjarpër?

Gjatë një muaji ha 4 minj. Një herë në javë 

Sa kushtojnë?

Variojnë nga 250 – 1 mijë euro

Sa jeton një gjarpër

20 vjet.