Aktualitet, 21 Qershor 2022, 09:30

Njihuni me 12 vjeçarin DJ që ftohet nëpër dasma dhe evente: Njerëzit habiten kur më shohin

XING

Njihuni me 12 vjeçarin DJ që ftohet nëpër dasma dhe

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte i ftuar një 12 vjeçar nga Lushnja, Alesio Gjika. Ai është vetëm fëmijë, por luan si një Dj Profesionist.

Alesio ka treguar se pasioni për muzikën ka nisur që kur ishte fare i vogël, ndërsa sot ftohet nëpër dasma dhe evente të ndryshme. Ai ka shtuar se njerëzit habiten kur e shohin pasi iu duket e pabesueshme.

 “Njerëzit habiten shumë kur më shikojnë duke luajtur. Thonë si është e mundur. Gjithmonë kur kam qenë i vogël rrija pas Dj. Shikoja se çfarë lëvizjesh bënin", është shprehur 12 vjeçari.

Burimi: Abc News