Aktualitet, 3 Gusht 2022, 14:22

Ngjarja tronditëse në Himarë/ Sa vite burg parashikon ligji për policin

XING

Ngjarja tronditëse në Himarë/ Sa vite burg parashikon ligji

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me anë të një njoftimi zyrtar tha se Arjan Tase, polici që vrau me skaf 7-vjeçaren në Potam të Himarës, po hetohet nën akuzën “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”. Ish efektivi futi skafin në hapësirën e rrethuar për pushuesit. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar humbjen e menjëhershme të jetës. Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.

Burimi: abcnews