Aktualitet, 11 Shtator 2022, 15:05

Nesër nis shkolla/ Prindërit ankohen për kostot e larta të materialeve shkollore

XING

Nesër nis shkolla/ Prindërit ankohen për kostot e larta të

Këtë të hënë të 12 shtatorit nis viti i ri shkollor dhe familjet shqiptare po bëjnë blerjet e fundit për fëmijët e tyre.

Vanesame padurim pret të takojë mësuesen e saj të parë dhe është shumë e lumtur që do të fillojë mësimi, por prindërit e saj janë përballur me kosto të rritura të shpenzimeve shkollore.

“Vanesa është fëmija ynë i dytë, kam edhe djalin që hyn në klasë të pestë. Meqënëse vanesa hyn në klasë të parë kemi menduar një shumë prej 200 mije lekë për çantën, mjetet dhe rrobat që do t’i duhen, ndërkohë për djalin kur ka hyrë në klasë të parë kemi shpenzuar më pak. Nëse një çantë para 5 vitesh ja kemi marr djalit 3500 lekë, vajzës i shkoi 5000 lekë.. pra ka një rritje sikurse ka ndodhur me shumë gjëra në vendin tonë”, thotë mamaja e Vanesës, Entjola për Top Channel. 

Entjola tregon se është kujdesur që Vanesës të mos i mungojë gjë për në klasë të parë, megjithatë është kursyer në gjërat që i janë dukur të shtrenjta dhe të panevojshme.

“Vanesa mund të ketë kërkuar gjëra më të bukura, por jemi munduar ti marrim vetëm gjërat kryesore”.