Aktualitet, 4 Nëntor 2022, 16:53

'Nëna ju ka të gjithëve ju', vajza e të moshuarës së dhunuar përlotet para protestuesve në Gjakovë

XING

'Nëna ju ka të gjithëve ju', vajza e të

Zheneta Nura, vajza e të moshuarës që u dhunua nga infermieret e azilit “Orenda”, ka folur para turmës që protestoi sot në Gjakovë.

'Nëna ju ka të gjithëve ju', vajza e të

Nura i bëri thirrje institucioneve për të  vendosur drejtësinë sepse nëna e saj ishte vendosur atje për të marrë kujdes të specializuar.

“Do ju lutesha që të ketë drejtësi në këtë që ka ndodhur, të mos ndodhë më, të ndërgjegjësohen të gjitha institucionet sepse nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë, sepse  ka pasur nevojë për shumë kujdes mjekësor, përkrahje, neve na ka pasur mbrapa. Nëna nuk ka vetëm Zhenetën, Milotin dhe Taulantin, me sa pashë unë sot, nëna ju ka të gjithëve ju”, tha Nura mes lotësh.

Burimi: KlanKosova