Aktualitet, 14 Qershor 2022, 16:07

'Nëna ime u përlot', Eni Çobani flet për lajmin e rremë se ka ndërruar jetë: Do bëhem avokate për VIP-at që i 'vdiqën'

XING

'Nëna ime u përlot', Eni Çobani flet për lajmin

Juristja e njohur Eni Çobani e ftuar në "Wake up", ka folur për lajmet e rreme që qarkulluan në disa media online se ajo ajo kishte ndërruar jetë, duke theksuar se kjo është diçka që iu ndodh shumë personazheve publikë në Shqipëri.

Juristja tha se ka vendosur që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore dhe zbuloi se ka marrë shumë telefonata nga personazhe VIP, të cilët ajo thotë se është gati t’i përfaqësojë ligjërisht.

“Nuk e di fare se kush janë, do të mbaj fjalën që kam thënë që do të lejoj këtë javë të shikoj veprimin që ata do kryejnë. Dhe ditën e hënë kam vendosur që të paraqitem vëtë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të filluar unë vetë, nëse duan mund të më bashkohen edhe shumë të tjerë që më kanë telefonuar, kryesisht njerëz publikë. Unë jam e mirëpritur t’i përfaqësoj edhe ata sepse kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk mund të bëhen të tilla lajme negative dhe që sjellin negativitet", tha ajo në “Wake Up.”

“Ka javë që arkullon ky lajm, nuk kisha hyrë për ta parë duke menduar që ky lajm nuk është i vërtetë. Por dy gjëra më kanë prekur deri në atë njoftim publik, telefonata e një ish-protagonisti të “Shihemi në gjyq”, nuk isha dëgjuar me të prej kohësh, quhet Adil. Më merr në mëngjes dhe i drejtohem me emrin e dikujt tjetër, dhe më thotë që jam Fadili. Më tha tani jam i qetë që të dëgjova zërin sepse po qarkullon një lajm që nuk jeni më në jetë. Jam trishtuar. Pas kësaj prekja e nënës time, unë kam nënë gjallë dhe është në nëj moshë të madhe. Lotët në sytë e saj më prekën shumë", tregoi Eni.