Aktualitet, 4 Gusht 2022, 17:15

Në fundjavë temperatura të larta, por javës tjetër paska surpriza

XING

Në fundjavë temperatura të larta, por javës tjetër

Tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, do të përballen me temperatura më të larta sesa java që lamë pas. Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.

Era do të bëhet problematike, do të fryjë 40-45 km/h, kryesisht në hapësira detare dhe brigje. Por duke qenë se vendi ynë ka disa vatra aktive, mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve dhe të vështirësojë punën e zjarrfikësve.

Pritet që gushti të jetë i nxehtë. Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash.