Aktualitet, 6 Gusht 2022, 17:32

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

XING

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Duke nisur nga kjo pasdite nafta do të shitet me 220 lekë/ litri nga 221 që shitej deri më tani. 

Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani. Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.