Aktualitet, 9 Qershor 2022, 19:29

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

XING

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Artistja e njohur shqiptare Vitore Sallaku është ndarë sot nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Sallaku  ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar.

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe.

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare

Ajo lindi në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” më pas vijoi studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

Është një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet i dha skenës numra të paarritshme.

Vitore Sallaku ishte bashkëshortja e artistit të madh shqiptar, Skënder Sallakut.

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare