Aktualitet, 21 Shtator 2022, 13:04

Mos i hani, zbulohet bakteri i rrezikshem te salçiçet 'Wudy'

XING

Mos i hani, zbulohet bakteri i rrezikshem te salçiçet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një thirrje të rëndësishme për të gjithë konsumatorët. Një bakter i rrezikshëm është konstatuar në disa prodhime të markës së salçiçeve Wudy që shiten në Shqipëri. Bakteri i quajtur “Listeria monocytogenes” mund të shkaktojë shumë probleme nëse futet në sistemin tretës.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, ka njoftuar AKU.