Aktualitet, 4 Maj 2022, 14:30

Mjeku i Urgjencës nuk i mbijetoi Covidit, bashkëshortja kujton mes lotësh fjalët e tij të fundit

XING

Mjeku i Urgjencës nuk i mbijetoi Covidit, bashkëshortja kujton mes

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë sot 11 fëmijëve statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Mes tyre ishte dhe djali i mjekut të Urgjencës në Korçë, Kujtim Shabani, i cili humbi jetën nga Koronavirusi. Mes lotësh, bashkëshortja e tij i dedikoi disa fjalë të ndjerë, teksa kujtoi dhe fjalët e tij të fundit.

 “Ju falenderoj pa masë për gjithë mbështetjen. Jam bashkëshortja e Kujtimit dhe bashkëudhëtarja e tij që në moshën 15 -vjeç kur jemi njohur në bankat e shkollës. Ai kishte një ëndërr që e ktheu në qëllim. Ai nuk hoqi dorë në asnjë moment. Ëndrrën e pati jo vetëm në emër të tij por edhe komunitetit, se pavarësisht nga vjen ti mund t’ia dalësh. I vetmi mësim që ua mësuam fëmijëve, që ta kenë busull në jetë që t’i thonë vetes “ti mundesh”. Sot ai nuk është por unë kam fjalën e tij të fundit: në jetë nuk të bëjnë vitet sesa, por mënyra se si. Kujtimi iku i plotësuar, pavarësisht se iku shumë i ri", u shpreh ajo.