Aktualitet, 21 Shtator 2022, 14:48

Merret peng 17-vjeçarja në Kavajë, ndërhyn policia

XING

Merret peng 17-vjeçarja në Kavajë, ndërhyn policia

Një 17-vjeçare është marrë peng për disa orë nga dy të rinj gjatë ditës së djeshme në Kavajë duke alarmuar të afërmit dhe policinë.

Mësohet se e reja është marrë me forcë nga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar dhe është mbajtur për disa orë në një ambient në qytet duke u dhunuar prej tyre.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke liruar të renë, ndërsa janë arrestuar dy të rinjtë, të cilët ishin me banim në Peqin.
Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, ndërsa policia ka marrë dëshminë e vajzës si edhe të dy pengmarrësve.

Burimi: Abc News