Aktualitet, 22 Shtator 2022, 12:28

'Më kishin inat se isha e bukur', shqiptarja në Itali: Kunata më bëri magji, më ndau nga burri

XING

'Më kishin inat se isha e bukur', shqiptarja në Itali:

Mëngjesin e sotëm në "Aldo Morning Show" një zonjë e quajtur Bukurie dha mendimin e saj për martesat me diferencë të madhe në moshë. Bukuria tha se nuk është pro diferencave të mëdha dhe se ish-bashkëshorti i saj ishte vetëm 6 muaj më i madh se ajo.

Telefonuesja shqiptare nga Italia u ndal te historia e saj duke thënë se ajo dhe ish-partneri duheshin shumë, por njerëzit e tij nuk e donin. Ajo shtoi se kunata e saj është "magjistare" dhe i ka ndarë.

Bukuria: Ai ishte 6 muaj më i madh se unë dhe nuk ka thënë asnjëherë “hë moj mbylle gojën ti se je më e vogël se unë”. Asnjëherë. Ne ishim shokë, përqafoheshim më shumë, duheshim më shumë, kupton? Kam kaluar një jetë të mrekullueshme. U ndamë vetëm nga xhelozia sepse nuk më donin njerëzit e burrit se isha e bukur, isha nga një familje e lartë.