Aktualitet, 2 Maj 2022, 14:31

'Më ka humbur burri', 61-vjeçarja nga Kavaja në alarm

XING

'Më ka humbur burri', 61-vjeçarja nga Kavaja në alarm

Një 61 vjeçare nga Kavaja ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj 67 vjeçar. Ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Bashkëshortja ka treguar se 67-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 01.05.2022, shtetasja Gj. G., 61 vjeçe, banuese në Kavajë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi H. G., 67 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij”, ka njoftuar policia.

Burimi: Abc News