Aktualitet, 6 Nëntor 2022, 20:13

'Më falni, më falni', Xhaka harron të kontrollojë fjalorin në intervistë

XING

'Më falni, më falni', Xhaka harron të kontrollojë

Arsenal fitoi edhe përballë Chelsea-t me rezultatin 0-1, madje e bëri këtë në Stamford Bridge duke dhënë një mesazh të qartë se në këtë sezon, ata do të duelojnë deri në fund për titullin kampion. Në fushë si zakonisht për “Topcinjtë” ishte edhe Granit Xhaka me lojtarin me origjinë shqiptare që është shndërruar në një lider të skuadrës duke udhëhequr ekipin në repartin e mesfushës.

Edhe në derbin e Londrës, Xhaka rezultoi një nga lojtarët më të mirë në radhët e Arsenal, ndërsa në intervistën pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren nga fillimi në fund, ndërsa shtoi se janë duke i marrë ndeshjet me radhë për ta parë renditjen vetëm në fund.

'Më falni, më falni', Xhaka harron të kontrollojë

I pyetur për atmosferën në stadium, Xhaka shtoi se ajo ishte e mrekullueshme, por harroi se ishte “live” dhe në këtë formë përdori edhe një fjalor jo shumë të përshtatshëm për transmetim.

'Më falni, më falni', Xhaka harron të kontrollojë

Burimi: Super Sport