Mbyllja e shkollave në zonat e përmbytura, ja kur pritet të nisë mësimi

XING
Ditën e sotme ministria e Arsimit bëri me dije se në disa shkolla të vendit është pezulluar mësimi deri në përmirësimin e situatës nga moti i keq. Duke folur për këtë vendim, drejtori rajonal i arsimit në Lezhë, Hasan Muça shpjegoi se orët do të zëvendësohen në vijim me një urdhër të dytë nga ana e drejtorisë rajonale të arsimit.
“Në përgjithësi do të bëhet mbi bazë një urdhri që nxirret nuk është hera e parë që gjendemi në një situatë të kësaj natyre dhe shpesh janë përdorur ditët e shtuna në përgjithësi por ndoshta shtimi i një ditë para përfundimit të vitit shkollor. Por duke pasur përvojat e viteve të kaluara, me të shtunat mund ta mbyllin çështjen e zëvendësimit të orëve.”, tha ai.
Burimi: Abc News