Aktualitet, 20 Nëntor 2022, 19:04

Maluma largohet nga intervista live dhe i kthehet gazetarit: I paedukatë

XING

Maluma largohet nga intervista live dhe i kthehet gazetarit: I paedukatë

Këngëtari kolumbian Maluma është larguar gjatë një intervistë live pasi gazetari tha se ai mund të akuzohej për përkrahjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Katari. Gjatë transmetimit në televizionin publik izraelit, Maluma u pyet nëse ai nuk i kishte problem shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend, pasi Shakira dhe Dua Lipa refuzuan të merrnin pjesë në Kupën e Botës për këtë arsye.

“Është diçka që nuk mund të zgjedh, unë erdha këtu për të shijuar jetën,për të shijuar futbollin, nuk është diçka që unw dua të përfshihem”, u përgjigj Maluma.

Ndërsa gazetari këmbënguli se kjo është diçka që njerëzit mund ta mendojnë, Maluma u largua duke e quajtur atë “të pasjellshëm”.