10 Maj 2022, 19:25

Lirohet Elsa Lila, avokati: Ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat

XING

Lirohet Elsa Lila, avokati: Ndaj saj kanë rënë të gjitha

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu. Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën", tha Visha.