Ky është shteti i parë amerikan që e ndalon TikTok-un

Autoritet amerikane do ta bëjnë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Apple të shkarkojnë TikTokun brenda shtetit të Montanas.
Kështu Montana është bërë shteti i parë amerikan që ka ndaluar aplikacionin TikTok.
Për secilën ditë që kjo platformë do të jetë e aksesueshme, pas hyrjes ne fuqi të ligjit, ofruesit e aplikacionit do të duhet të paguajnë gjobë prej 10.000 dollarëve.
Në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance, TikTok është ndaluar në pajisjet qeveritare të Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Britanisë, dhe Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha këto shtete kanë përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike. Ato dyshojnë se aplikacioni mbledh informacion nga përdoruesit dhe ja dërgon ato qeverisë kineze.
TikTok-u nuk ka reaguar ende ndaj këtij vendimi i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 Janar të vitit të ardhshëm.