Kush ka të drejtë? Kjo nënë kërkoi pushime vetëm, pa burrin dhe fëmijët por ai e quan egoiste

Të jesh prind është punë e vështirë. Dhe duhet ta pranojmë shumica e kësaj pune bie mbi nënën. Duke pasur parasysh këtë, a nuk duhet të ketë të drejtë personi që është duke bërë pjesën më të madhe të punës për një pushim të vogël herë pas here? Kjo është pikërisht ajo që një përdoruese në Reddit donte të dinte kur pyeti në subreddit “Am I The A-Hole” nëse kishte gabuar që kërkoi një pushim një javor larg partnerit të saj dhe tre fëmijëve.
"Unë dhe partneri im kemi një mosmarrëveshje. Ai mendon se jam egoiste që e konsideroj këtë. Nuk mendoj se jam. Ai më sugjeroi të postoja këtu për të parë se çfarë do thoni të gjithë. Kemi 12 vite bashkë. Partneri im ka dy përgjegjësi përsa i përket shtëpisë. Shëtit qentë në mëngjes dhe shkon në punë me orar të plotë (8 deri në 6). Më shpesh bie të fle ne orën 8. Punon në IT. Kemi tre fëmijë (7, 4 dhe 2 vjeç) dhe jam plotësisht përgjegjëse për kujdesin e tyre, si dhe për çdo detyrë shtëpiake, lavanderi, gatim dhe pastrim. Qëndroj në shtëpi, por jam edhe e vetëpunësuar, ndaj pasi kujdesem për fëmijët gjithë ditën, më pas punoj nja dy orë në laptop. Ditëlindja ime po afron. E pyeta partnerin tim se çfarë do të mendonte nëse do t'i rezervoja vetes një pushim, për një javë, në ditëlindjen time dhe të shkoja vetë. Më pas, e pyeta nëse ai mund të merrte pushim për t'u kujdesur për tre fëmijët tanë, duke i çuar në shkollë dhe duke u kujdesur për shtëpinë. Më tha se jam egoiste. E pyeta: Është egoiste të dua të shkoj me pushime për një javë për ditëlindjen time? Ai tha po”
Më tej ajo hyn në më shumë detaje se sa pak ndihmon partneri i saj çdo ditë.
"Partneri im nuk ka larë rroba për dhjetë vjet. Ai gatuan darkë herë pas here (2 herë në muaj). Nuk fshin, nuk pastron dhe nuk kosit barin. E kuptoj, është i lodhur dhe punon me kohë të plotë, por edhe unë punoj dhe nuk ndihem e vlerësuar. Unë dua vetëm një javë ku nuk duhet të qetësoj një fëmijë që qan, ose të ndaloj vogëlushin të vrapojë, ose të shqetësohem për e të gjithëve duke sakrifikuar timen.
Hera e fundit që kam kaluar larg fëmijëve/shtëpisë ka qenë kur kemi dalë për darkë për ditëlindjen e tij në muajin mars. Pushimet do të paguheshin tërësisht nga unë. Ai merr 28 ditë pushime dhe vitin e kaluar humbi 12 ditë pushime sepse nuk i mori."
Përvoja e kësaj gruaje flet për diçka që nënat përballen pothuajse çdo ditë. Përfundimi është se në përgjithësi, nënat priren të bëjnë pjesën më të madhe të detyrave shtëpiake dhe punës emocionale si prindër. Dhe si rezultat, është shumë më argëtuese dhe e menaxhueshme të jesh baba sesa nënë. Për problemin e kësaj përdoruese në Reddit janë pyetur edhe përdoruesit e tjerë të cilët kanë dhënë mendime të ndryshme. Ju si e komentoni këtë situatë?