Aktualitet, 12 Nëntor 2022, 12:04

'Krenar që jam shqiptar', emigrantët protestojnë në Londër

XING

'Krenar që jam shqiptar', emigrantët protestojnë

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, emigrantët shqiptarë kanë dalë në protestë ditën e sotme në Londër. Protesta u thirr pas deklaratave të sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila i cilësoi emigrantët shqiptarë si “kriminelë.”

Në videot e siguruara nga abcnews.al, emigrantët me flamujt kombëtarë dhe pankarta në duar po protestojnë te kulla e Londrës.

“Ne punojmë, paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë”, “krenar që jam shqiptar”, janë disa prej pankartave që mbajnë në duar.

Më herët Braverman është shprehur se ardhja e emigrantëve shqiptarë në brigjet britanike është “pushtim.”

Kjo deklaratë solli menjëherë reagime të forta.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Angli, kanë akuzuar qeverinë se po përdoren për të justifikuar politikën “e dështuar” të emigracionit në Britani si dhe kritikuan Ministrinë e Brendshme se ata po ndikonin në sigurinë e vendit.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull reagimeve të tyre, ku shqiptarët shprehen se kanë ardhur në Britani për një jetë më të mirë dhe se është e papranueshme që të etiketohen si “banditë apo hajdutë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)