Aktualitet, 23 Shtator 2022, 20:48

Keni bërë plane për fundjavë? Më përpara shihni parashikimin e motit

XING

Keni bërë plane për fundjavë? Më përpara shihni

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura. Sipas SHMU në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.