Aktualitet, 4 Nëntor 2022, 16:41

Këngëtarja shqiptare flet për humbjen e nënës: Jeta nuk është treguar e mëshirshme me mua

XING

Këngëtarja shqiptare flet për humbjen e nënës: Jeta nuk

Xhesika Polo konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Lotët e mi”, e cila është një “autobiografi në vargje” e artistes, në të cilën ajo ka hapur zemrën dhe tregon të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur gjate dy viteve të fundit.

“Personalisht, le të themi që indicia kryesore ka qenë vetja ime. Kisha nevojë ta nxirrja të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur këto dy vitet e fundit. Jeta nuk është treguar edhe aq e mëshirshme me mua duke nisur që nga humbja e mamasë time, probleme të tjera dhe isha shumë e mbushur.

Mendoj që mënyra e vetme për të gjetur pak qetësi shpirtërore, qoftë edhe mendore ishte të nxirrja dhimbjen në mënyrën time më të bukur që është muzika dhe melodia.”, tha Xhesika në “Aldo Morning Show”