Aktualitet, 20 Nëntor 2022, 19:08

Katari e nis me humbje Kupën e Botës

XING

Katari e nis me humbje Kupën e Botës

Kupa e Botës nisi sot zyrtarisht më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor në finalen e madhe. Në ndeshjen e parë hapëse të vendit organizator, Ekuadori ka mpostur 0-2 Katarin.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Ekuadorin teksa që në minutën e 3 gjetën golin me Valencian por, ai u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, 13 minta më vonë Valencia gjeti sërish golin këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Duket se sot ishte dita e sulmuesit te Fenerbache, i cili në minutën e 31′ gjeti sërish golin këtë herë me kokë duke e mbyllur sfidën me dopietë.

Ekuadori ngjitet kështu në vendin e parë me 3 pikë në Grupin A, në pritje të sfidës tjetër të grupit Senegal-Holandë e cila luhet nesër në orën 17:00.

Burimi: abcnews