Aktualitet, 15 Nëntor 2022, 11:45

Jul Deda shpall kandidaturën e tij për primaret të PD-së: Tirana s’mund të përdoret si mish për top

XING

Jul Deda shpall kandidaturën e tij për primaret të PD-së:

Aktori Julian Deda, njëherësh anëtari i Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike, ka prezantuar kandidaturën e tij në Primaret e kësaj force politike për Bashkinë e Tiranës.

Deda renditi disa çështje, të cilat sipas tij janë problemet e kryeqytetit, duke filluar nga ndërtimet pa kriter të ndërtesave, deri te zhdukja e parqeve dhe problemet e bizneseve.

Sipas aktorit, ka ardhur koha që kryeqyteti të punojë për interesat e tij qytetarëve dhe jo për t’i shërbyer interesave politike të një personi të vetëm.

“Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Ne duhet t’i shtrijmë bashkëqytetareve tanë dorën tonë të djathtë. Sepse ne jemi njerezit që mes të keqes dhe të mirës, zgjedhim të miren, mes të gabuares dhe të drejtës zgjedhim të drejtën. Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e agjendave personale politike e unë besoj se e vetmja agjendë që i duhet Tiranes është ajo në shërbim të qytetarëve. Une besoj se ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij", theksoi Deda.