Aktualitet, 18 Nëntor 2022, 11:49

Ishte mbytur në borxhe, burri inskenon vdekjen e tij

XING

Ishte mbytur në borxhe, burri inskenon vdekjen e tij

Një burrë nga Indonezia, i cili kishte shumë borxhe, vendosi të inskenonte vdekjen e tij. Të afërmit filmuan burrin 40 vjeçar të shtrirë në arkivol duke bërë që shumë njerëz të mendojnë se është ringjallur kur e panë të lëvizte.

Videoja u bë virale në internet me shpjegimin se bëhet fjalë për një pacient që ka ndërruar jetë teksa po trajtohej në spital por që ai papritur u ringjall për mrekulli. Sipas raportimeve, burri dhe gruaja e tij paguan një ambulancë për t’i çuar në shtëpinë ku, siç theksuan, duhej të merrnin trupin e një familjari të ndjerë. Shoferi tha se çifti ishte në gjendje të mirë shëndetësore kur hynë në automjetin e tij. Megjithatë, kur i kërkuan të ndalonte në një vend, burri u shtri në arkivol. Plani i tyre ishte që më pas të shkonin me makinë në klinikën ku burri do të “shpallej i vdekur”. Megjithatë, gjërat nuk i shkuan sipas planit. Spitali “Bogor General” është dashur të lëshojë një deklaratë zyrtare në të cilën pretendohet se burri nuk ka ndërruar jetë në asnjë moment. Policia më pas konstatoi se burri kishte inskenuar vdekjen me ndihmën e gruas së tij.