Aktualitet, 2 Maj 2022, 11:24

I mori jetën foshnjës duke e futur në valixhe, flasin fqinjët e nënës në Korçë: Është shumë e sëmurë

XING

I mori jetën foshnjës duke e futur në valixhe, flasin

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Korçë. Një grua lindi fëmijën dhe më pas e futi në një valixhe, duke i marrë kështu jetën.

Ajo e lindi fëmijën në shtëpinë ku jetonte e vetme. Foshnja u gjet nga bashkëshorti i saj, i cili kishte ardhur nga emigracioni para një muaji. Ai tha në polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija nuk ishte i tij.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur së fundmi fqinjët e gruas, të cilat kanë treguar se ajo vuan nga problemet e shëndetit mendor.

“Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka dhe një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” ka treguar një e moshuar që jeton në të njëjtin pallat me nënën e fëmijës.

Burimi: ABC News