Sulmi kibernetik, Rama: Nëse s’do kemi surpriza të tjera...

XING
Kryeministri Rama ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare. Me anë të një statusi në rrjete sociale, Rama u shpreh se në bashkëpunim me aleatët është bërë i mundur qëndrueshmëria e sistemit. Sipas kryeministrit, agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje. Rama u shpreh se nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
Edi Rama: Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!