Aktualitet, 11 Maj 2023, 09:55

Tërmeti i fortë 'shkund' Japoninë, sa ishte magnituda

XING

Tërmeti i fortë 'shkund' Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi Tokion të enjten duke lënë disa të plagosur. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, tërmeti kishte epiqendrën në prefekturën Chiba, në juglindje të Tokios.

Katër vetë u plagosën ndërsa disa shërbime treni u anulluan apo u vonuan. Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. Japonia është një nga vendet më të prirura për tërmete në botë.

Tërmeti masiv i vitit 2011 dhe cunami pasues vranë mijëra njerëz dhe shkaktuan një shkrirje katastrofike në centralin e saj bërthamor Fukushima.

Burimi: Abc News