Aktualitet, 8 Maj 2022, 19:08

I droguar dhe me shpejtësi skëterrë, dalin detaje të reja për 39-vjeçarin që përplasi çiftin

XING

I droguar dhe me shpejtësi skëterrë, dalin detaje të reja

Drejtuesi i mjetit “Benz G Class”, i cili përplasi ditën e sotme një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh, u arrestua nga policia.  Ai u kap në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë numër 2.

Pas arrestimit 39-vjeçarit i është bërë dhe testi i narkotikës, ku pas analizave rezulton se ai kishte konsumuar drogë para aksidentit. Suljejmani ishte shoqëruar gjithashtu edhe 3 javë më parë sërish për shkelje të kodit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Burimi: Abc News