Aktualitet, 11 Maj 2022, 09:22

Historike/ Për herë të parë, Gjuha Shqipe futet si lëndë në Universitetin e Harvard-it

XING

Historike/ Për herë të parë, Gjuha Shqipe futet si

Gjuha Shqipe është futur për herë të parë si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit. Lajmi është bërë i ditur nga Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.

Lënda e Gjuhës Shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele, njohuri fillestare, bazike dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Limani.

Historike/ Për herë të parë, Gjuha Shqipe futet si