Aktualitet, 19 Korrik 2022, 09:58

Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Faleminderit popullit shqiptar i cili nuk u dorëzua kurrë

XING

Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Faleminderit popullit shqiptar i cili

Ditën e sotme po mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj. Kryeministri Edi Rama ka dalë me një fjalim falenderues për të gjithë shtetet që kanë mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj, veçanërisht ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe të gjithë popullin shqiptar.

"Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat.

Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.

Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor", është shprehur Rama.