Aktualitet, 2 Maj 2022, 18:36

'Gruaja më tha më duket se pashë një foshnje në shtëpi', zbardhet dëshmia e burrit të 40-vjeçares në polici

XING

'Gruaja më tha më duket se pashë një foshnje në

Gazetarja Daniela Zisi përcjell detaje nga dëshmia e dhënë në polici nga bashkëshorti i 40-vjeçares, e cila dyshohet se lindi fëmijën dhe e futi atë në valixhe, ngjarje që u zbulua këtë të hënë në Korçë.  

Sipas gazetares, Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu: “Më duket se pashë një foshnje në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.”

Gazetarja thotë po ashtu se burime konfidenciale bëjnë të ditur se foshnja është prematur, pra ka lindur para kohe dhe nuk ka qenë i formuar plotësisht.

40-vjeçarja raportohet se kishte rreth 3 vjet që ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Mjekja neuropsikiatre Nikolina Bode deklaroi për gazetarët se gruaja nuk pranonte të mjekohej. Ekspertja tha se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe e ka humbur lidhjen me realitetin.

Burimi: tvklan.al