Gjykata jep vendimin për babain e Elias
XING

Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje Princit Leka nga ish vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, të cilët u përfshinë në një konflikt me njëri -tjetrin.
Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars. Avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak, vendosi shtyrjen e seancës.