Gjendet i pajetë ylli i TikTok-ut , nisin hetimet

XING
Cooper Noriega, një yll 19-vjeçar i TikTok me mbi 1.7 milionë ndjekës ështëg jetur i vdekur në moshën 19-vjeçare. Sipas zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit, Noriega u gjet i vdekur në një parking të qendrës tregtare në Los Anxhelos më 9 qershor.
Ylli i mediave sociale postoi një video të tij të shtrirë në shtrat me mesazhin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri?” vetëm disa orë para vdekjes së tij, siç raportohet nga Variety.
Sipas TMZ, Noriega nuk shfaqi asnjë provë dhune në trupin e tij. Nuk dyshohet për vrasje. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa çështja është duke u hetuar.